Bajrami kërkon rinumërim të votave, në transmetim live

Pas publikimit të video-incizimeve për manipulim në votat e mbledhura nga zgjedhjet e 14 shkurtit pati edhe reagime nga më të ndryshmet.

Shumë prej kandidatëve për deputet nga zgjedhjet e 14 shkurtit kanë reaguar duke kërkuar rinumërimin e tyre.

Kësisoj është deklaruar edhe ish-ministrja e Financave, njëherësh kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka kërkuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të marrë vendim për rinumërimin e secilës kuti nën vëzhgimin e kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale.

“Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, shtoi Bajrami.