Bahtiri: Kurti ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për veriun e Mitrovicës

Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai ka thënë se së bashku me Kurtin janë angazhuar vazhdimisht që ta ndalojnë ndarjen e veriut.

“Meritor janë të gjithë qytetarët e Kosovës sidomos ata që kanë votuar për ndryshim. Sot ndodhi ajo e shumëpritura dhe kjo që ka ndodhur sot është një datë historike për t’i quar proceset përpara dhe për t’i realizuar ato për të cilat jemi zotuar”.

“Nuk jam ai që kërkoj ndonjë post politik, jam një kryetar i Komunës që jam zgjedhur nga qytetarët e Mitrovicës dhe unë do të jem besnik ndaj tyre”.

“Prej mandatit të kaluar nuk kam pasur mbështetje dhe tash do ta kem. Puna do të shkojë mirë në Mitrovicë dhe qytetarët do ta vlerësojnë punën time”.

“Zhvillimi ekonomin do të ndodhë në të gjithë Kosovën dhe sidomos në Mitrovicë. Unë mendoj se kjo do të arrihet me zhvillimin e Trepçës”.

“Unë e di shumë mirë dhe jam dëshmitar i të kaluarës. Ai [Kurti] ka qenë jashtëzakonisht i interesuar për veriun e Mitrovicës. Nga viti 2014 me Kurtin kemi bërë shumë për të mos u ndarë veriu. Në të ardhmen do të kemi edhe një fuqi më të madhe në aspektin e normalizimit të situatës”.

“Unë mendoj që koalicioni më i suksesshëm është ky për arsye se qytetarët e kanë shprehur me votën e tyre të lirë. Kjo qeveri nuk do të jetë vetëm e katër viteve, por 4+”.