Babai nga Grupi i Kumanovës falënderon trajnerin e djalit të tij, Votim Zaplluzhanin

Motivim për gjeneratat e reja në klubin e boksit të Prizrenit, është vet trajneri Votim Zaplluzhani një shembull për motivimin e boksierëve të rinj me medalje per stërvitje të mirë, dhe do vazhdon deri në shpërblimin e madh.

Dua të theksoj, se të kesh një trajner model, është si të kesh një busull orientuese pranë, që të ndihmon sa herë ti je konfuz për drejtimin, që do të marrësh,apo për hapat që do të hedhësh.”

Të gjithë e dimë tashmë dhe e pranojmë se një ndër hallkat më të rëndësishme,që lidhë bokserin me rrugën e suksesit, është trajneri, i cili me rolin pozitiv,dhe misionin e tij fisnik, përgatit dhe ndihmon boksierët në hapat drejt së ardhmes.
Një trajner që është i aftë profesionalisht,dhe me formim të plotë disiplinore , arrinë të jetë edhe një trajner model për sportin në përgjithësi ..!!!
E faleminderoj për kujdesin dhe motivimin ndaj djalit tim Daniel Hallaçit.!