Babai i Komandat Shqiponjës vizitohet nga Ziadin Sela: Lum unë që të kam ty! (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka vizituar babain e Komandat Shqiponjës, në Kumanovë. Në një takim prekës, babai i Komandat Shqiponjës ka pritur me përqafime liderin e Aleancës për Shqiptarët duke i thënë: Lumë unë që të kam tye!

 

Ziadin Sela në përcjellje të nënkryetarit të ASH-së Elmi Aziri, shprehen respektin e tyre ndaj familjes Rexhepi. Ndërsa babai i komandat Shqiponjës në mes lotëve ka rrëfyer jetën e tij:

 

‘ I kam bërë 76 vjet, jetim në rini, jetim në pleqëri. Babën e kam pas në Ballin Kombëtar, dy mixhallarë i kam humb. Në fund përsëri më lan jetim’ – kështu iu referua jetës së tij babai i Komandat Shqiponjës.’

Ziadin Sela në vizitë tek familja e Komandant Shqiponjës – Kumanovë

Ziadin Sela në vizitë tek familja e Komandant Shqiponjës – Kumanovë

Posted by news33.tv on Friday, December 6, 2019