Babai i fëmijës së Rihanës dikur ishte i dashuri i këngëtares kosovare

Këngëtarja me famë botërore është në pritje të fëmijës së parë, transmeton lajmi.net.

Rihana dhe reperi nisën një lidhje në nëntor 2020, pasi qëndruan për disa vite shokë të ngushtë, periudhë gjatë së cilës A$AP Rock, emri i vërtetë i të cilit ësht Rakim Mayers, kishte rënë në dashuri me të.

Lajmin se po bëhen prindër çifti e zbuluan përmes një seri fotosh të realizuara në rrugët e New York-ut, ku edhe këngëtarja zbuloi barkun e rrumbullakosur.

Përpara romancës me Rihanna-n, Rocky është i njohur për të shkuarën e tij të errët, përfshirë përdorimin e drogës në moshë të re. Babai i tij u arrestua për tregti droge kur ishte vetëm 12-vjeç, ndërsa vëllai i tij u vra një vit më vonë.

Gjithashtu ASAP, njihet edhe për romancën me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

ASAP shkroi një këngë për yllin e muzikës e cila ishte shprehur shumë e kënaqur me të.

‘S’më intereson se çfarë thua për mua. Jam e kënaqur më atë që bëj dhe jam krenare për atë që jam e çfarë përfaqësoj’, iu përgjigj Rita Ora deklaratave të reperit për marrëdhënien e tyre.