Babai e gjen vajzën 10 vjeçare të zhukur në Shkup, e mbështjellur me batanije te Spitali i shtetit

Dhjetëvjeçarja Mahira Kurtish nga Shkupi, që kërkohej pesë ditë me radhë nga familja dhe policia, mbrëmë është gjetur nga babai i sa, vetëm disa orë pasi që fotografia e vajzës u publikua nëpër mediume dhe në rrjetet sociale.
Ajo ka qenë bashkë me një vajzë tjetër më të madhe, kurse babai i saj ka marrë thirrje që është vërejtur te Spitali shtetëror, transmeton gazeta Lajm. Menjëherë sapo ka marrë informacionin, me disa shokë, ai është nisur në vendin në fjalë.
“Babai i saj e gjeti të mbështjellur me batanije, duke qëndruar bashkë me një vajzë më të madhe. Sapo e ka parë, ka filluar të qajë, nga gëzimi që po e sheh të qallë. Ajo është në gjendje të mirë, e kanë sjellur në shtëpi, e pastaj shkuam edhe në stacionin policor në Shuto Orizare për të dhënë deklaratë. Nga ajo që na tregoi Mahira, vajza me të cilën ka qenë, nuk e ka lejuar të kthehet në shtëpi. Ajo është e vogël, është frikësuar, prandaj e ka dëgjuar çka i ka thënë”, ka deklaruar nëna e saj Senada për “Fokus”. Mahira është larguar nga shtëpia të martën rreth orës 20. Prindërit e kanë dërguar në shitore dhe më pas nuk është kthyer në shtëpi.
Fillimisht familja e ka kërkuar në lagje, por më pas është njoftuar edhe policia dhembarë opinioni.