Babai dhe nëna e Hashim Thaçit votojnë në Burojë

Të dy prindërit e ish-presidentit, Hashim Thaçi, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në fshatin Burojë.

Ata u panë bashkë në qendrën e votimit në këtë fshat, gjersa nuk mungoi as vëmendja e mediave.

Këtë vëmendje më parë e merrte biri i tyre, ish-presidenti Hashim Thaçi i cili tani me disa ish-krerë të UÇK-së, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë./ATV LIVE/