Azizi: BDI realizon politikat e Çubrilloviqit, atë të eksodit masiv

Në tubimin në Reçicë, sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi theksoi se eksodi masiv i të rinjve nga Pollogu ndodh si pasojë e politikës së BDI-së.

“Ju jeni mortaja e kuqe e Vasa çubrilovicit që ai e tha një thënie ‘shqiptarit nxi jetën dhe ai do të ik vetë’, dhe ju jeni duke e realizuar atë politikë. Shqiptarit nxija jetën dhe ai do të ik vetë, këto aq shumë va kanë nxi jetën shqiptarëve me vjedhje, hajni, tradhti shpifje, krim, korrupsion sa që një rajon si Pollogu që ka qenë me popullatë më pasanike, të fisnike, më të ndritur e bën që të ketë një eksod masiv të rinisë tetovare që nuk ka qenë as në kohën e çubrillovit, Titos etj. Këta tani po mundohen të na tregojë broçkulla na jepni votat t’i ndihmojmë Bilit, o Ju e bllokuat xhirollogarinë, nuk japin përgjigje 6 muaj, bëjnë obstruksione nga më të ndyrat”, ka thënë Azizi.

Ai ka shtuar se: Ne nga këtu me plot bindje ju themi se do t’i mundim edhe atë fort. Ta heqim një dilemë, mos ja jepni votën BESA se do bëjë koalicion me VMRO dhe Levicën, thonë kurse Ju nën stop keni në koalicion me VMRO, Gruevskin vazhdoni të jeni në koalicion në nivel lokal me Levicën dhe VMRO në shumë komuna tjera. Nuk do ketë nevojë lëvizja BESA për koalicion sepse me këtë prani do të kemi 16 këshilltar në krye me Besarin.