“Azet në gjendje jo të mirë”, detaje rreth sulmit ndaj eskortës së këngëtarit

Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Burime të abcnews.al kanë zbuluar si ka ndodhur ngjarja.

Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë. Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Më poshtë gjeni pamjet e momentit kur këngëtari është sulmuar:

VIDEO