Azet dhe Dardan sjellin këngën e re “Gang”

Artistët me origjinë shqiptare, Azet dhe Dardan, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“Gang” mban titullin kënga e dyshes së famshme, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.

Producimi u bë nga TLC Beats & Menju, që njëherësh janë kujdesur edhe për miksimin.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë iu besua nga Fati.TV dhe tani ndodhet në kanlin e KMN Gang në YouTube.

Azet dhe Dardan janë me origjinë nga Kosova, por që jetojnë dhe veprojnë prej shumë vitesh në Gjermani.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit kanë pushtuar tregun ndërkombëtar me projektet që kanë realizuar ndër vitesh.

Azet nga ana tjetër shpesh organizon koncerte edhe nëpër trojet shqiptare.