Azemi “dorëzohet” përsëri para Albës: Ti je shembull

Azem Gagica dhe Alba Vukaj janë dy nga banorët më të përfolur të momentit.
Ai ka shprehur pëlqimin ndaj Albës por ajo nuk e ka thënë të njëjtën për të.

Gjatë prajmit të mbrëmshëm, Alba dhe Azemi kanë pasur një debat të ashpër për të njëjtën arsye.

Në klipin që është shfaqur mbrëmë, Azemi shprehet i irrituar dhe i nervozuar e në një moment ai tregohet i ashpër me të.

“Ti je shembull”, i ka thënë ai sot Albës duke i kërkuar falje asaj.

Alba dhe Azemi ndonëse janë shprehur se kanë pëlqim për njëri tjetrin nuk kanë krijuar ende një lidhje të përbashkët. /Lajmi.net/