Azem Sadiku: BDI po bën fushatë me ujësjellësin në fshatin Koliçan të Poshtëm (Video)

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, thotë se projekti për ujësjellësin në fshatin Koliçan të poshtëm është përdorur sot nga funksionarët e BDI-së për të bërë fushatë, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se promovimi i këtij projekti nga zyrtarët shqiptarë në Qeveri është bërë sot pa u respektuar procedurat ligjore.

“Kjo i bjen njësoj sikur e nis punën pa bismila edhe nuk ka hajër prej asaj pune. Projektin e ujësjellësit në fshatin Koliçan të poshtëm, komuna fillimisht e ka përgatit, komuna e ka bërë edhe lejen e ndërtimit, komuna e ka bërë edhe aplikimin, komuna ka nënshkruar konktratë me TAV-in ku ka qenë pjesëmarrës edhe përfaqësuesi i Qeverisë dhe aty parashikohen detajet e punës si duhet të zhvillohet. Tash firma që duhet t’i kryej punimet fillimisht duhet të vijë te ne, ta nënshkruajmë një dokument që është ligjor për nisjen e punimeve. Firma duhet të vjen te ne për të bërë protokollin për dinamikën e punës. Janë dokumente ligjore që ne duhet t’i respektojmë. Asnjë nga këto që i përmenda nuk janë bërë kurse ata sot kanë shkruar në fshatin Koliçan për të bërë fushatë. Unë nuk jam kundër atyre, ata kanë të drejtë në çdo vendbanim të komunës së Studeniçanit të shkojnë të bëjnë propagandë por punët që duhet të kryehen, komuna është institucion, unë jam kryetar komune aktual dhe barti përgjegjësi për çdo akt ligjor, procedurat duhet të respektohen sidomos përfaqësuesit e qeverisë. Janë procedura ligjore që duhet t’i respektojmë”, tha Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studeniçanit./Gazeta LAJM