Azem Sadiki: Do të ndërtojmë dy çerdhe në Studeniçan e Batincë

Kandidati I PDSH-së për Studenicanin, thotë se i ka gati projektet për çerdhet në Studenican e Batincë. Premton ndërtimin e shpejtë të tyre.“I kam në planin tim, i kam pasur edhe mandatin e kaluar. Procedura është ngadalësuar pak nga Ministria për Punë e Politikë Sociale. Projekti parasheh që një çerdhe të ndërtohet në Studeniçan, në pjesën afër shkollës që lidh edhe fshatin Moranë pas ndërtimit të rrugës. Çerdhja e dytë që e kemi në projekt, është të ndërohet në fshatin Batincë. Për shkak të procedurave, puna është ngadalësuar por shpresoj që shumë shpejt të mund të fillojmë ndërtimin e të dyja çerdheve”, u shpreh kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit nga PDSh, Azem Sadiki.