Qikat e Kosovës vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me një fitore të madhe në Gjykatën e Hagës. Pas thuaja dy viteve “luftë” për DREJTËSI në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dhe në Gjykatën e Hagës – vjen vendimi i plotëfuqishëm se është bërë PADREJTËSI. Kur bëhen bashkë vedosmëria e çeliktë për drejtësi e Adelina Kasumoviq dhe profesionalizmi i Avokatës Doarsa R. Kica, atëherë suksesi nuk është i rastësishem.
Të gjithë ju që nga konsiderata sygjeronit që nuk ia vlenë me kërku drejtësi se jemi “të vegjël” dhe të “pafuqishëm” në raport, në këtë rast me shtetin e Holandës – ju them se mu ky duhet të jetë motivi që padrejtësitë të kthehen në drejtësi. Ky është fati i të “vegjëlve” të mos dorëzohen karshi tyre.
“Padrejtësia DIKU është kërcënim për drejtësinë KUDO”, Martin Luther King. (Lind Shala)





