Avokati shqiptar paralajmëron fundin tragjik të Putinit: Ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin!

Edhe avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar lidhur me tensionet në Ukrainë, e cila po pret nga “momenti në moment”, sulmin ushtarak nga Rusia.

Ngjela ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, do të shkojë drejt luftës vetëm nëse nuk e kap frika, përcjell Bota sot.

Sipas avokatit, një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Ngjela parashikon që “nëse Putini do të shpallë luftën për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin”.

Reagimi i Ngjelës në Facebook:

Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

l.

Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.

E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.

Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.

Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.

Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

ll.

Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit./B.S