Avokati serb: Vuçiq nuk do ta arresojë kurrë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgoi si vëzhgues i zgjedhjeve në Rusi

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, tha se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë kryeterroristin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiqin, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunajku.

“Vuçiq jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por do të dërgojë avokatin e tij dhe të përbashkët në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit. Një shuplakë për Perëndimin nga motivi më primitiv”, shkroi ai në X, raporton Klankosova.tv.

Avokati i Radoiçiqit, dhe i Vuçiqit, Goran Petronieviq, është duke marrë pjesë si vëzhgues në rajonin e Krimesë.