Avokati nga Struga, Ardian Demiri: Gabim je Fatime, më vjen keq! Bëre “teatër”!

Për prokuroren Fatime nga fillimi PSP e deri më sot nuk kam pas ndonjë simpati të theksuar në raport me çështjet e PSP , dhe kjo për shkak të teatralitetit të saj në lidhje me çështje të caktuara të kësaj prokurorie vis a vis opinionit publik.

Teatri i saj i djeshën gjatë fjalës përfundimtare te saj për rastin”Monstra” i tejkalon kompetencat ligjore të saj në raport me çështjen.
Unë për vete jam 16 vite avokat, dhe njoh shumë avokat e prokurorë të tjerë me të cilët kemi pasur interesa të kunderta në procese të caktuara gjyqësore, por kurrë , e theksoj …kurrë, në përfundimin e procesit nuk kemi kërkuar në fjalët tona përfundimtare asnjëherë se sa dhe si duhet gjykata të dënojë të akuzuar të caktuar në procese të caktuara.

Kjo që Fatimeja dje në fjalën e saj përfundimtare kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin”Monstra” , nuk ka mbështetje ligjore,as po ligji i proçedures penale i kërkon asaj që të shprehet proçeduralisht për këtë respektivisht për sankcionin, sepse prokurori sipas ligjit tonë nuk e përcakton dënimin as po e kufizon atë,por kjo gjë i liet gjykatës kompetente të rastit të gjykojë dhe vendos sankcionin, ndërsa prokuroria gjithmonë kërkon dhe insiston që dënimi i të akuzuarve gjithmonë të ju shqiptohet sankcion sipas kodit penal, e jo ta caktojë ajo se si dhe sa do duhet të dënohet i akuzuari/akuzuarit.
Nuk arrijë dot ta kuptojë këtë pretendim të Fatimes!!! Pse Fatime? Nuk kishe nevojë fare për këtë. Mjaftonte dje të thuash vetëm të dënohen sipas ligjit e jo ta thuash atë që e the dje.

Gabim Fatime. Më vjen keq!!!
Autor,Ardian Demiri-avokat