Autorët e kryqit po dihen, por pse pikërisht tani…?!

Shkruan: Naser Pajaziti

Vendosja e kryqit gjigant në qendrën turistike në Kodrën e Diellit në Tetovë është një akt shumë i dyshimtë, sidomos në këtë kohë në prag të zgjedhjeve… diçka e njohur!
Anëtari i bordit kishtar të manastirit “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” , Borosav Bozhinovski paska thënë se kryqi është i vendosur në pronë të kompleksit të këtij manastiri që gjendet në Kodrën e Diellit dhe se është bërë me mjete të Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM). Ai po ashtu paska pranuar se nuk kanë leje ndërtimi.

Pra autori po dihet, por duhet zbuluar shkaqet se pse pikërisht tani ky veprim aventurier, që mund të shërbej si provokim ndërfetar dhe ndëretnik?!

*postim në facebook