Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania aksidentohet në Kroaci

Një autobus i EuroBus nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut ëshë përplasuar mëngjesin e sotëm në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.

Jozyrtarisht mësohet se shofein e kishte zënë gjumi. Ndërkaq nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, përderisa autobusi është dëmtuar në masë të madhe.