Autobusët nga transporti publik nesër do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare e Maqedonisë, autobusët e transportit publik nesër do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike Shkup, informojnë se regjimi i njëjtë do të vlejë edhe të shtunën dhe të dielën.

“Të premten dhe të dielën, kujdestarë do të jenë tre pika të shitjes së biletave, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në 19:30 minuta do të jenë të hapura pikat e shitjes së biletave në Qendrën transportuese dhe në Tregun e gjelbër, ndërsa pika e shitjes së biletave në Gjorçe Petrov do të punojë nga ora 07:00 deri në ora 13:00”, kumtojnë nga NQP.