Autobusët e NQP-së sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Me rastin e festës së sotme shtetërore 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, informuan nga NQP – Shkup.

Do të ketë dy biletari shërbimi, të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00, ajo në Qendrën e Transportit (në dalje) dhe biletaria në Gjorçe Petrov.

NTP rikujton se teleferiku do të funksionojë normalisht nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa nga ora 17:00-17:30 do të jetë udhëtimi i fundit nga poshtë-lart, pra në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart-poshtë.