Austria nuk ia merr shtetësinë shkrimtarit Handke që e mbështeti Millosheviqin

Është ndërpre procedura për marrjen e shtetësisë austriake kundër shkrimtarit Pete Handke (fitues i çmimit Nobël), për shkak të pasaportës së ish Jugosllavisë që e ka marrë nga Sllobodan Millosheviq.
“Peter Handke ka qenë, është dhe mbetet qytetar i Korushkës dhe shtetas austriak”, kanë njoftuar nga kabineti i guvernatorit të Korushkës, Petar Kajzer, për gazetën vjeneze “Kronen Cajtung”.
Një platformë amerikane në Bibliotekën Kombëtare ka zbuluar pasaportën e Handkes, që i është dhënë më 15 qershor të vitit 1999, në ambasadën e Jugosllavisë në Vjenë.
Në atë pasaportë si shtetësi e Handkes përmendet shtetësia “jugosllave”.
Ky informacion shkaktoi reagime të shumta në fund të vitit 2019, veçanërisht për faktin se pasaporta i është dhënë në vitin kur NATO e ka bombarduar Serbinë, kur u ngrit edhe dilema nëse marrja e pasaportës jugosllave paraqet solidarizim të shkrimtarit tij me regjimin e Millosheviqit, transmeton gazeta Lajm.
Mirëpo, ka ngritur edhe dilema juridike, sepse juristët kanë filluar të meren me çështjen nëse me marrjen e pasaportës ka humbur të drejtën e shtetësisë austriake, sepse sipas ligjeve austriake, nuk lejohet shtetësi e dyfishtë.
Për këtë arsye edhe ka filluar procedura nëse Handkes duhet marrë shtetësia austriake.
Handke vazhdimisht ka thënë se nuk posedon shtetësi jugosllave, kurse pasaportën e ka marrë vetëm që të mundet të udhëtojë. E tani është vendosur që procedura kundër tij të ndërpritet.
“Më vjen mirë që ky diskutim ka përfunduar dhe që në të ardhmen mundemi vetëm të diskutojmë për veprat madhështore të nobelistit tanë”, vlerëson Kajzer.
Thuhet se Handke do të humbte shtetësinë austriake vetëm nëse bënte kërkesë personale për të marrë shtetësi jugosllave.
Një kërkesë të tillë, siç thotë, nuk ka parashtruar asnjëherë dhe nuk është gjetur asnjë informacion se e ka bërë.