Austria fillon testimin masiv kundër virusit

Provincat austriake kanë nisur një program vullnetar të testimit masiv të corona virusit me qëllim zbulimin e rasteve CO VID-19 përpara sezonit të festave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dhjetë milion teste janë porositur për një popullsi prej 8.8 milionë banorësh me shpresat se një program testimi do të ndihmojë vendin të dalë nga grupi i dytë i kufizimeve të bllokimit.

Stadthalle, një vend koncertesh dhe ngjarjesh në Vjenë, është një nga tre vendet në kryeqytetin austriak ku ndodh programi i testimit, i frymëzuar nga një i ngjashëm në Sllovakinë fqinje.

Dy mijë rekrutë të ushtrisë janë mobilizuar për të ndihmuar në qendrat vetëm në Vjenë.
Programi vullnetar kishte pjesëmarrje të ulët në fillim për shkak të çështjeve teknike të regjistrimit me njerëzit që thanë se u duhej të prisnin orë për t’u regjistruar.

Ministri austriak i shëndetësisë Rudolf Anschober tha se “qëllimi është të zbulojmë njerëzit që janë të infektuar pa e ditur, të cilët nuk kanë asnjë simptomë”.

Me të synohet gjithashtu të parandalohet një rritje të infeksioneve gjatë festave.
Por testimi është pezulluar në pjesë të Alpeve Austriake pas reshjeve të mëdha të borës në rajon.