Pendarovski nuk e njeh Shaqir Fetahun si Reis, por si ushtrues detyre

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në urimin e Bajramit, Hfz. Shaqir Fetahut i është drejtuar si ushtrues detyre, e jo si Reis. Debati lidhur me këtë çështje u hap pasi Shaqir ef. Fetahu nga gjykata u njoh si Reis. Ja urimi i plotë i Pendarovskit:

I nderua u.d. Reisul Ulema
H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu,

Kam kënaqësinë e veçantë dhe nder të madh, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, muftive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Uroj kjo festë e madhe të na sjellë lumturi, gëzime, dashuri dhe bereqet, edhe si festë e dhurimit dhe solidaritetit ta na inspirojë që t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje materiale, por edhe shpirtërore. Bamirësia dhe altruizmi qofshin pjesë të jetëve tona jo vetëm për ditët e festave, por gjatë gjithë vitit. Të vazhdojmë me sinqeritet dhe qenësisht të mbështesim familjen tonë, miqtë tanë dhe të gjithë shoqërinë.

Sot kur i gjithë qytetërimi njerëzor është i drejtuar kah pandemisë me kovid-19 si asnjëherë deri më sot, duhet të tregojmë me patjetër unitet dhe mirëkuptim dhe të bashkuar të dalim si fitimtarë. Besoj se pikërisht me fuqinë e lutjeve dhe me dashuri do t’i tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohemi në plan personal dhe kolektiv.

Në përputhje me traditat për respektimin dhe nderim të ndërsjellë, të kujdesemi dhe të ndihmojmë pa kushte të gjithë bashkëqytetarët tanë duke mos marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare dhe ideologjike. Të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe ta ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ju dërgoj dëshirat më të sinqerta për shëndet të mirë, gëzime dhe mirëqenie.