Australia ia anulon vizën tenistit serb, Novak Gjokoviqit

Australia ia anulon vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq

Tenistit serb, Novak Gjokoviqit, në mënyrë dramatike i është anuluar viza për të hyrë në Australi me mbërritjen e tij në Melburn.

Ai u mbajt në aeroportin e qytetit për disa orë, para se zyrtarët e kufirit të njoftonin se ai nuk kishte përmbushur rregullat e hyrjes dhe se do të dëbohej.

Gjokoviq u dërgua më pas në një hotel paraburgimi qeveritar. Avokatët e tij kanë nisur një apel urgjent në gjykatë.

Kjo pasoi pas një reagim masiv mbi çështjen e vaksinave që Gjokoviq tha se i duhej për të luajtur në Australian Open.

Lojtari serb nuk ka folur për statusin e tij të vaksinimit, por vitin e kaluar ai tha se ishte “kundër vaksinimit”.

Organizatorët e turneut thanë se përjashtimi mjekësor i Gjokoviqit ishte dhënë nga dy panele të pavarura mjekësore të organizuara nga Tenis Australia dhe shteti Victoria.