Aurela Hoxha realizon sfilatën e parë në “Javën e Modës” në Paris me markën e saj

Aurela Hoxha ka nisur të jetojë prej shumë kohësh në Barcelonë.

Përkundër karrierës së saj prej modeleje, ka bërë të jetë e pranishme në shumë vende të botës.

Së fundi modelja, është bërë edhe me markë personale.

Hoxha bëri debutimin me brendin e saj të të brendshmeve në Javën e Modës në Paris, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi e video.

“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, shkroi modelja shqiptare.

Java e modës në Paris ka filluar më 28 shkurt dhe mbaroi me 8 mars.

Ngjarja ishte e mbushur me momente prekëse, që nga sfilata e Louis Vuitton me dizajnet e të ndjerit Virgil Abloh deri te dalja e parë ndërkombëtare e Julia Fox dhe Kanye West si çift.