Atmosferë festive në familjen e Gjikos

Teksa festat e fundvitit po afrojnë, familja Gjikolli ka rregulluar bredhin.

Është bërë një lloj tradite që personazhet e shoubizit në prag të festave të fund vitit të ndajnë atmosferën festive bashkë me ndjekësit e tyre përmes imazheve, shkruan lajmi.net.

Familja Gjikolli, Gjiko, Elita së bashku me birin e tyre Zërin kanë ‘ngrohur’ zemrat e publikut me disa imazhe mjaft të këndshme pranë pemës së vitit të ri.

Kujtojmë se këto janë festat e parë të fundvitit që Gjiko dhe Elita presin bashkë me djalin e tyre Zërin.