Atletico Madrid mund të shpallet kampion nesër në La Liga nëse Reali dështon të fitojë ndaj Bilbaos

“Los Colchoneros” mund të shpallen kampionë të La Ligas nëse gjërat shkojnë në favor të tyre, shkruan lajmi.net.

Të gjitha ndeshjes e La Ligas në ditën e nesërme do të fillojnë nga ora 18:30.

Atletico do të luajë ndaj Osasunas dhe Real Madridi do përballet me Athletic Bilbaon në udhëtim.

Nëse Atletico Madrid fiton dhe Real Madridi dështon të marrë tre pikë, atëherë “Los Colchoneros” shpallen kampionë të La Ligas.

Por, nëse Reali i fiton dy ndeshjet e fundit dhe Atletico e barazon njërën nga dy ndeshjet, atëherë “Los Blancos” kanë avantazhin e ndeshjeve direkte, pasi Reali kishte triumfuar në dy duelet sivjet në La Liga ndaj Atleticos.

Për Barcelonën, shpresat janë më të vogla, vetëm në rast se Barceloan fiton dy ndeshjet dhe Reali dhe Atletico humbin nga një ndeshje, atëherë skuadra e Koeman mund të shpallet kampione.

Hera e fundit kur Atletico Madrid ka fituar kampionatin ishte sezoni 2013/2014.