Atletico Madrid e dëshirojnë Wijnaldum

Skuadra nga La Liga dëshirojnë ta kenë në radhët e tyre mefushorin e Paris Saint Germain, Georginio Wijnaldum.

Wijnaldum edhe pse ka kontratë edhe një vit me PSG-në pritet të largohet nga ‚Parc des Princes‘ gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai kaloi te parisienët verën e kaluar si një transferim i lirë nga Liverpool.

Mesfushori nuk po arrin të gjejë vetën në formacionin startues te Mauricio Pochettino. Në këtë sezon ai ka startuar vetëm në 13 ndeshje në Ligue 1, prandaj pritet të largohet nga Parisi.

Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për holandezin. Diego Simeone po kërkon të përforcojë mesfushën edhe më shumë tashmë pas largimit të Hector Herreras drejt Amerikës.

‚Rojiblancos‘ priten të bëjnë një ofertë prej 20 milionë euro për Wijnaldum.

Në garë për të janë edhe ekipet nga Premier Liga West Ham United, Aston Villa dhe Newcastle United./Lajmi.net/