Edhe pse nuk kanë publikuar postime së bashku aludohet se Atdheu bashkë me Antonelën janë atje, shkruan lajmi.net.
Këto dyshime ngjallen pasi ata kanë treguar lokacionin në storiet e tyre në Instagram derisa Atdheu ka publikuar një imazh duke zbuluar lokacionin dhe bashkangjitur një thënie postimit.
Edhe pse jemi në kohë pandemie si duket lëvizja e qytetarëve nga Shqipëria po shihet të jetë më e lehtë në llogaritje të daljes së dyshes jashtë shtetit.
Ndryshe, Atdheu dhe Antonela aludohet se janë çift jashtë programit dhe këto dyshime i kanë shtuar dy protagonistët e emisionit, Blerimi dhe Riniani.
Theksojmë se, në njërin nga emisionet e javës së kaluar të dy kishin një debat të ashpër me Antonelën e cila akuzohej se po luan një lojë./Lajmi.net/