Para hapjes së restoranteve do të duhet sërish të kryhet dezinfektim dhe pastrim i pajisjeve dhe hapësirave ku përgatitet ushqimi. Para hapjes, restorantet do të duhet të kryejnë një dezinfektim të tërësishëm në vetë objektin, meqenëse një kohë të gjatë nuk kanë punuar dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur atje, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, i cili njëherit informoi se po përgatitet një komunikatë për opinionin lidhur me këto rekomandime, duke nënvizuar se kjo vjen për shkak se restorantet një kohë të gjatë kanë qëndruar të mbyllur.
Maqedoni Atanasov: Dezinfektimi i restoranteve është i domosdoshëm