Rasmus Hojlund është sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit italian Serie A.
Sulmuesi danez në vitin e tij të parë me Atalantën ka shkëlqyer duke realizuar tetë gola e duke asistuar në dy të tjerë.
20-vjeçari ka shpërthyer edhe në ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Danimarkës, duke realizuar pesë gola në dy ndeshje.
Top klubet evropiane si Real Madrid, Juventus dhe Arsenal kanë shprehur interesim për danezin e talentuar dhe Atalanta tanimë i ka kthyer një përgjigje të qartë atyre për çmimin e yllit danez.
Fichajes ka raportuar se klubi zikaltër i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se për ta lënë të lirë Hojlund dëshiron së paku 50 milionë euro, plus një përqindje nga rishitja e ardhshme.