Ata me kriminelët, Ne me qytetarët…Ligji për Shtetësi duhet zbatuar patjetër!

Shkruan: Ilire Dauti

Ata me kriminelët, Ne me qytetarët…Ligji për Shtetësi duhet zbatuar patjetër!

Në ndërkohë që kriminel të njohur ndërkombëtar ishin pajisur me pasaporta të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleanca për Shqiptarët që ishte aso kohe në koalicion me Alternativën propozuam Ligjin për Shtetësi. Pra, për dallim nga të tjerët ne po kujdeseshim që kategorisë më të shtypur të njerëzve t’u dalim në ndihmë duke u ofruar mundësi për jetë dinjitoze përmes shtetësisë që do mund ta gëzonin nga ndryshimet ligjore që ne kishim propozuar. Dhe po kjo është ajo që më bën të vlerësoj që ia vlejti viti 2021, ia vlejti konzistenca, ashtu sikurse do ia vlejë që ta vazhdojmë më tej këtë betejë nësë implementimi i këtij ligji do has në rezistencë nga ana e atyre që i karakterizojnë skandalet në vend të punëve që i detyron pozita zyrtare që mbajnë.