AstraZeneca do të sjellë gjysmën e dozave të porositura, ngadalësohet sërish vaksinimi në Europë

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters njoftomi iu është dhënë krerëve të bllokut gjatë një video konference ditë më parë.

Kjo do të thotë që nga 180 milionë vaksina të premtuara, AstraZeneca do furnizojë Europën me vëtëm 90 milionë të tilla.

Më herët Komisioni Europian publikoi një version të redaktuar të kontratës me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, mes përshkallëzimit të përplasjes për vonesat në furnizimin me doza.