Asociacionet greke në Shqipëri

(Zona apo territore që varen nga Kushtetuta greke, sikundër duan zonat serbe në Kosovë)

1. Nëse Butrinti pranohet, sikundër thotë Ministria e Kulturës dhe e Arsimit që ka qenë koloni greke dhe është themeluar nga grekët (lexoni faqen web të saj dhe wikipedian përkatëse);

2. Nëse Butrinti i është dhënë gabimisht Shqipërisë më 1913 në Konferencën e Londrës, sikundër thotë dhe shprehet kryekomisioneri i rimenaxhimit të Butrintit në Doktrinën e tij të qendisur për këtë mesazh në librin e vet Butrinti;

3. Nëse Kufiri i detit matet nga ishulli i paqendrueshëm dhe i pabanuar Othonoi, me përjashtim të disa dhjetra banorëve piluriot blektor qysh 10,000 vjet, dikur ishull shqiptar i quajtur Far, ndërsa sot shtohen ndërtimet për banorë riosh shtetas grek në mënyrë që të maten kufijtë me kontinentin e palëvizshëm dhe të banuar me tre milionë siç është ky shqiptar, dhe ky kufi vjen përballë Palasës që me gjasë të madhe Haga s’ka si mos ta japë ndryshe, kur matet një shtet detar me 14000 ishuj me ambicje pafund, ekspansionist pakufij, me përvojë të sukseshme në grabitje tokash, me një qeveri copë e trokë, servile dhe e pazonja, b… lëpirëse e pashoqe, me një shtet pa ambicje me një ‘sukses’ të mahnitshëm për humbje, me asnjë barazim, pa lë fitore jo se jo;

4. Nëse pranojmë dhe ngremë varre të ushtarëve grekë, Kushtetuta e të cilëvë na thotë se atje ku bie ushtari grek është tokë greke, gjë që nuk e thotë asnjë Kushtetutë tjetër në botë, por atje ku bie një ushtar quhet që luftoi për lavdinë e vendit të vet, por jo se është tokë e pushtuesit;

5. Nëse një fshat si ay i Finiqit le të themi për momentin minoritar kthehet në Bashki, dhe një Bashki si ajo e Delvinës me shqiptarë plot e përplotë kthehet në fshat, p.sh dikur thirrej Vurgu i Delvinës sot quhet Delvina e Vurgut, sepse Vurgu i përket Bashkisë më të madhe në Shqipëri përsa i përket territorit, sikundër është ajo e Finiqit. Bashki që ka moton ‘oqi toka apo lëndina labis’, por më mirë ujkut e derrit;

6. Nëse një bashki tjetër si Himara e quan veten ‘flamurtarë i helenizmit’, ku nxitojnë që edhe këngët e të qarët apo vajet e dikurshme t’i kthejnë në greqisht, ku emrave dhe mbiemrave iu shtojnë nga një ‘s’, pavarsisht se nuk i zhbëjnë dot emrat në varret e gjyshit, pavarsisht se nuk zhbëjnë dot gjakun e ardhur nga Kaonia, apo atë të ardhur nga Kruja, Mirdita, sepse burrat edhe mund të rrejnë, por koshi me plehra për ç’ka hanë nuk rren dot, pra, emrat edhe rrejnë, por mbiemrat Koka, Gjiknur, Gjikpal, Gjoka, Zotaj, Gjikuria, nuk rrejnë dot;

7. Nëse nuk lejohen të kujtohen të rënët e vrarë nga të ashtuquajturit andartë grekë ose nëse nuk lejohet të kujtohen simbolikisht 314 shtëpitë e djegura nga këta andartë apo paraushtarakë grekë;

8. Nëse në Kishat e restaurura si ato në Berat vihen shenja dhe hieroglife të stilit bizantin nën qorromidhet e çative, çka përvetësohet lehtësisht si e drejtë qindraveçare e Kishave orthodokse greke;

9. Nëse veç ushtarëve ngrejmë edhe lapidare e monumente për gjeneralët grekë, si ajo që beri Kryeminsitri ynë për babain e Kryeministrit aktual grek Mitcotaqis;

10. Nëse flamuri shqiptar vihet me kokë poshtë dhe shumë më i vogël në atdheun e vet se ai i huaji – grek në këtë rast – në dhėun e tjetrit?

Atëhere:

1. A nuk vjen rradha për asociacion grek në Shqipëri?!
2. A nuk vjen rradha për Vorio Epir grek me Diplomaci?!

Por një gjë është e vërtete ama!

Sado i vogël të duket flamuri ynë, prapë sipër rri!
Sado pak si përmbys të duket, prapë i madhërishëm jepet:
Ndoshta e bëjnë ngjyrat,
Ndoshta e bën mbreti i ajrit,
Ndoshta e bën lashtësia,
Ndoshta e bën historia më e bukur e një populli që s’kanë mundur ta zhdukin kurrë!

Kësisoj,

Po ju drejtohem juve të dashur miq, sepse jeni ju shqiptarët e këtij vendi, jeni ata që mbroni dhe doni Vendin tuaj, jeni ju që do të ndaloni t’ju grabisin dhe varfërojnë fëmijët tuaj, nipërit dhe stërnipërit tuaj – a do te mund ta lejoni autonomine, qofte edhe nje fshat i vetem fillimisht si Dhivrani? SG. dv.

P.S. Shkrimi eshte marre nga faqe e facebook e zotit Sazan Guri