Asnjëri prej liderëve nuk ka temperaturë, presidenti i priti në oborr, jo brenda në vilë (Video)

Ka nisur takimi i liderëve të partive politike tek presidenti Stevo Pendarovski. Në takim të pranishëm janë liderët politik Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela, Gashi, dhe Kasami, kurse mungon kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Pos tyre, në takim janë prezent edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Në takim përveç situatës aktuale me pandeminë, liderët pritet të bisedojnë edhe për datën eventuale të organizimit të zgjedhjeve.

Në bazë të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë, para se të fillojë takimi liderëve u ëhtë matur temperatura, kurse asnjëri prej tyre nuk ka treguar temperaturë të lartë.

Për shkak të masave anti-korona, por edhe për shkak të motit të mirë, takimi është realizuar në terasën e vilës presidenciale, e jo brenda.
Liderët në takim kanë arritur me maskat e obligueshme preventive.