Asistimi magjik nga Lamine Yamal, ai po konsiderohet si më i miri i vitit në La Liga

Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 12-të në derbin e qytetit ndaj Espaynol me 1:0.

E sigurisht që më meritori për këtë epërsi të hershme ishte Lamine Yamal me një asistim magjik.

17-vjeçari dha një asistim të përkryer me të jashtmen, derisa Dani Olmo shënoi me lehtësi për 1-0.

Asistimi nga diamanti i Barcelonës është bërë viral në rrjetet sociale, duke u konsideruar si më i miri i vitit.

Barcelona po e mposht rivalin lokal për momentin 3-0, me Raphinan që shënoi golin e dytë dhe Olmo të tretin.