ASHAM: Piku i Kovid-19 në fillim të majit me 1.100 të infektuar

Kryetari i ASHAM-it, Ljupço Kocarev informoi se së bashku me mr. Petar Jovanovski kanë studiuar model përmes të cilit e kanë fituar pothuajse pasqyrën e njejtë me të cilën tani po përballemi në realitet për numrin e të sëmurëve me KOVID-19 dhe të rasteve të vdekjes, me ç’rast ceket se numri maksimal i të infektuarve nga koronavirusi në vend pritet të ndodhë në fillim të majit me rreth 1.100 të infektuar.

Sipas hulumtimit të tyre, këto rezultate janë më optimiste në raport me parashikimet e autoriteteve shëndetësore se kulmi i epidemisë do të ndodhë nga fundi i prillit me rreth 2.000 të infektuar.

“Dëshiroj të nënvizoj se modelet, edhe pe janë më të sakta, përmbajnë supozime dhe aprokismacione, dhe ndërtojnë skenarë të mundshëm, megjithatë, janë vegël e fuqishme për kuptim të paqartësisë dhe ndihmojnë gjatë sjelljes së vendimeve të drejta”, thotë Kocarev për portalin Fakulteti.mk.

Ai potencon se numrat e të infektuarve dhe të vdekurve, të marrë me modelin e tyre, janë pothuajse identik me numrat aktual.