Në Veles në mes të ditës grabitet një 80 vjeçare në shtëpinë e saj

Në SPB Veles dje është denoncuar se rreth orës 14:30 minuta një person fizikisht e kishte sulmuar L.B. (80) në shtëpinë e saj në rrugën “Car Samiol” në Veles, dhe ia kishte marrë stolitë e saj dhe telefonin celular.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski, policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.