ASH: Petkovski zbuloi qëndrimin anti perëndimor të Qeverisë

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër deklaratat e fundit të partnerit të Qeverisë aktuale, Tito Petkovski kundër Bashkimit Evropian dhe perëndimit dhe lëvdatat e tij ndaj Vlladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiçit.

“Me këto deklarata, Petkovski paralajmëron reshtimin anti perëndimor të Qeverisë, duke ftuar atë të ndjek rrugë të veten të politikës së jashtme dhe jo të ndjek perëndimin, si dhe nxit simpatinë e qytetarëve maqedonas ndaj Putinit dhe Vuçiqit. Në deklaratën e fundit, në mënyrë të patolerueshme partneri i BDI-së dhe LSDM-së, bën thirje për një lider autoritar që do të kundërshtoj perëndimin. Ai shprehet kundër sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë, derisa ende thirret në emër të Qeverisë së një vendi anëtar i NATO-s dhe që pretendon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Petkovski me këtë rast zbuloi edhe një fakt shumë të rëndësishëm. Duke thënë se maqedonasit kërkojnë një lider autoritar që do të jetë kundër perëndimit, ai tregoi arsyen për Ali Ahmeti dhe BDI janë të pëlqyerit e tyre dhe vazhdojnë ta mbrojnë për dy dekada si diktatorin e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Në vend që të shoh paaftësinë e tyre qeverisëse në të gjitha nivelet, përfshi korrupsionin e lartë, skandalet e përditshme gjyqësore dhe bashkpunimin permanent me Mijallkovin dhe klanin e tij, duke i lënë ato në liri dhe të pafajshmit në burg, Tito Petkovski akuzon BE-në për dështimet e vendit në procesin integrues.

Të gjitha këto dëshmojnë edhe një herë atë që ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi thënë në vazhdimësi, se pengesa kryesore për procesin integrues janë elementet korruptive, autoritare dhe anti perëndimore të instaluara në Qeverinë aktuale,” thuhet në reagimin e ASH-së.