Arjan Konomi kujton “Top Show” duke hedhur kunja ndaj “Për’puthen”

Arjan Konomi që nga dita e hënë prej kur u largua nga studio, nuk është prezentë në “Për’puthen”.

Ai mori pak kohë pushim pas një debati që pati me Mikelën, shkruan lajmi.net.

E ai është duke u zëvendësuar nga Arjon Muça, i cili jep opinionet për lidhjet e pëlqimet që janë krijuar në emision.

Arjani gjatë ditës së sotme ka publikuar një video në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku ka kujtuar “Top Show Magazine” të vitit 2017.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine. Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kënaqte në mbrëmje”, ka shkruar Konomi.

Në videon e publikuar ai ishte shprehur se kishte nevoj të shkëputej pak nga fallciteti, kështu duke lënë të kuptohet se ka “hedhur kunja” për “Për’puthen”.

“Kisha nevojë të shkëputesha nga ajo hipokrizia, kotësia, shkëlqimi fallco, fallcitet i tërë”, thotë ndër të tjera në video.

Se a është kjo një kunj ndaj “Përputhen”, apo për kritikët e televizionit, e di vetëm Arjan Konomi./Lajmi.net/