ASH në Saraj propozon emrat e kandidatëve për listën për deputetë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) – dega në Saraj ka propozuar emrat e kandidatëve për listën për deputetë për njësinë e parë zgjedhore.
Sipas vendimit të kuvendit të kësaj dege, kandidatët janë këto emra:

1.Abdullah Saliu – Saraj
2.Ekrem Alija – Saraj
3.Muhsin Arifi – Kondov
4.Orhan Osmani – Gllumovë
5.Blerim Halimi – Shishovë

Nga kjo parti theksojnë se gjatë ditëve në vijim do të dalin edhe emrat e kandidatëve të tjerë nga degët e kësaj partie që konkurrojnë në zonën e parë zgjedhore. (INA)