ASH në Qeveri? Taravari nuk e përjashton këtë mundësi

U.d. Kryetari i Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari sot deklaroi se për momentin nuk ka ofertë që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë, përcjell TV21. Taravari theksoi se si parti janë të koncentruar në riorganizimin e qeverisë, por që në rast se ka ofertë të këtillë, do ta shqyrtojnë.

“Nuk kemi ashtu diçka. Nuk kemi biseduar, ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. As që e kemi diskutuar këtë temë për kushtëzime, për të hyrë ose për të dalë, ne nuk jemi, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.