ASH: Mërgimtarët e gjetën Tetovën përsëri me mbeturina, BDI ndërron drejtorët, gjendja mbetet e njëjtë (Video)

Partia opozitare “Aleanca për Shqiptarët” reagoi kundër deponive në Tetovë, pasi që me ditë të tëra qytetarët alarmuan për mospastrimin e mbeturinave nga autoritetet lokale.

“Më vjen shumë keq që me këtë fotografi që është prapa meje duhet t’ju them mirë se keni ardhur në Tetovë, por megjithatë kjo është pamja e përditshme e jonë. Kjo fotografi na i vret sytë për çdo ditë jo vetëm këtu, por në çdo cep të qytetit. Mirë se keni ardhur, por Tetova nuk ka ndryshuar aspak. Janë po të njëjtat pamje, është po e njëjta situatë, por dhe pak më keq sesa e keni lënë ju. Ne bashkërisht me ju duhet ta bëjmë ndryshimin, duhet ta ndryshojmë Tetovën medoemos, nuk duhet ta lëmë që Tetova të përfundojë në këtë mënyrë”, tha Muzafer Etemi nga ASH.