ASH-ja porosi Bujar Osmanit: Zgjidhe problemin e gjuhës shqipe, pastaj merru me çështje tjera (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët porositi ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, që fillimisht të angazhohet për të rregulluar problemin me gjuhën shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë, pastaj të merret me probleme tjera, shkruan gazeta LAJM.

“Ne disa herë kemi thënë që z.Bujari të kthehet në Maqedoni dhe të zgjidh problemin që e kemi ku në Kushtetutë na thirrin si gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës që dallon nga maqedonishtja. Ne kemi probleme të ngjashme brenda për të cilat ne si parti politike koncentrohemi dhe duam t’i zgjidhim, pastaj për zgjidhje tjera do të vijë momenti që si parti do t’i diskutojmë. Ju e dini që z.Sela disa herë ka propozuar qeveri të zgjeruar në mënyrë që të gjenden zgjidhjet dhe në anën tjetër të merren përgjegjësit”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA./Gazeta LAJM