Maqedoni, Kisha Ortodokse i futet biznesit me hidrocentrale

Peshkopi Timotej konfirmoi se Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) do të kyçet në biznesin me rrymë. Ai për Plusinfo sqaroi se bëhet fjalë për plan ideor për ndërtim të hidrocentralit të vogël, ku përveç KOM-it janë të kyçur edhe katër partnerë tjerë.
“Është e saktë që kemi sjellë vendim për projekt të përbashkët për ndërtimin e hidrocentralit të vogël në liqenin Treska. Sipas planit ideor, vlera e tërë projektit do të ishte 700-800 mijë euro, por shuma e vërtetë dhe kur do të realizohet projekti mbetet të shohim, sepse për momentin ende jemi vetëm te idea”, është përgjigjur Timotej.
KOM me katër partnerë më 25 nëntor kanë themeluar kompaninë për prodhim të energjisë elektrike. Përveç KOM-it, themelues janë “Shoqata për prodhim të energjisë elektrike HEC Dragov Doll Kërçovë”, si dhe Sreten Milladinovski, Aleksandar Avramovka, Sllobodan Joveski dhe kompania “Zhito Karaorman” nga Kërçova.