ASH: Aktoivizohu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Në kuadër të fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, në organizim të Qendrës Analitike Hulumtuese të Aleancës për Shqiptarët, sot në Shkup u mbajt panel diskutimi me temë “AKTIVIZOHU KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”.
Për të trajtuar në më shu aspekte, fenomenik, shkaqet, arsyet e dhunës ndaj gruas, mbrojtjen, risocializimin e viktimave, parandalimin e dhunës dhe ndëshkimin e dhunuesve, aspektin psikologjik, social, juridik dhe aktivizmin e vetë grave dhe vajzave, u ftuan panelist nga fusha dhe institucione të ndryshme si:
– Sumea Ramadani (psikologe), Qendra Nacionale për Barazi Gjinore
– Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë
– Vjollcë Berisha, Kryetare e Asamblesë së Gruas – ASH
– Flakron Bexheti, Sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale
Panelistët vlerësuan se në Maqedoninë e Veriut, ka bazë ligjore që ndëshkon dhunën dhe mbron viktimat, ndërsa është vendi i parë që këtë dukuri tani e trajton si vepër penale dhe vend i parë që këtu përfshin edhe femicidin. Mbrojtja sociale luan rol të rëndësishëm, por një problem serioz mbetet denoncimi në kohë i dhunës në familje dhe në bazaë gjinore. Në panel u konstatua se vetë gratë dhe vajzat mund të kontribojnë në ngritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e gruas në shoqëri dhe tejkalimin e stereotipeve aktuale.
Paneli u drejtua nga nënkryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH, Njomza Shaqiri, ndërsa me një fjalë përshëndetje u drejtua edhe Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.