ASH: Agjencia për implementimin e gjuhës shqipe shpërfill gjuhën shqipe!

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Agjencia për implementimin e gjuhës shqipe po shpërfill gjuhën shqipe. Nga ASH thonë faqja zyrtare e Agjencisë  (https://apj.gov.mk) nuk ka version në gjuhën shqipe, përveç ngjarjeve kryesore, gjithçka tjetër sipas tyre është në gjuhën maqedonase.

“Institucioni që është themeluar pikërisht për të mbrojtur përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, Agjencia për implementimin e gjuhës shqipe, apo siç njohet zyrtarisht “Agjencia për implementimin e gjuhës që e flasin të paktën 20% e qytetarëve”, vetë e shpërfill gjuhën shqipe dhe shkel ligjin me dhe për të cilin është themeluar. Faqja zyrtare e Agjencisë  (https://apj.gov.mk) nuk ka version në gjuhën shqipe dhe e tërë mënyja e faqes është në gjuhën maqedonase. Përveç disa lajmeve të publikuara në tri gjuhë që duken në ballinë të faqes, gjithçka tjetër në faqe është vetëm në gjuhën maqedonase. Në shumicën e rubrikave nuk ka fare materiale, ndërsa në disa prej tyre ka të dhëna vetëm në gjuhën maqedonase”, thonë nga ASH.