ASH: 9 Maji na e kujton ditën e Evropës, por edhe enigmën e rastit të Lagjes së Trimave

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një komunikate me shkrim dërguar mediave ka kujtuar 9 Majin, Ditën e Evropës. Por, në të njejtën komunikatë, kjo parti kujton edhe ngjarjet e përgjakshme në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë që ndodhën 6 vite më parë dhe kërkon të zbardhet e vërteta për këtë rast.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën e ASH-së.

Sot është Dita e Evropës dhe data e 9 Majit shënon edhe përvjetorin e deklaratës historike të Robert Schuman ideologut të krijimit të Bashkimit Evropian.

Kur jemi te kjo datë, kujtojmë edhe ngecjen e Maqedonisë së Veriut jashtë BE e cila assesi të fillojë hapjen e negociatave me BE për tu anëtarësuar. Përtej kontestit të pazgjidhur me Bullgarinë e cila nuk po zgjidhet nga paaftësia e kësaj qeverie sepse ky stagnim nuk po ndodh vetëm për arsye historike, por edhe politike e diplomatike të Qeverisë LSDM-BDI, RMV nuk po arrin t’i përmbush kushtet kryesore të BE-të instalojë shtetin e së drejtës, ta reformojë gjyqësinë, duke krijuar një proces të mirëfilltë të vetingut ta luftojë krimin dhe korrupsionin, të bëj depolitizimin e administratës publike, të sigurojë mundësi për mediat e pavarura dhe lirinë e shprehjes, etj.

Maqedonia e Veriut shtet kandidat për në BE, e qeverisur nga LSDM -BDI vazhdon të mbetet lidere në rajon për nga shkalla e korrupsionit, këtë e thotë vet raporti i Grekos dhe Transparency International, duke i detyruar qytetarët në një masë të madhe të migrojnë në shtetet e BE për një jetë më të mirë.

Kur jemi tek data 9 Maji, na kujtohet gjithmonë edhe 9 Maji i vitit 2015 dhe procesi i montuar politik, gjyqësor e policor siç është ai i rastit të Kumanovës, lufta e përgjakur në Lagjen e Trimave.

Enigma e këtij rasti, e cila ndodhi në kulmin e zbulimit të përgjimeve të funksionerëve politik të përfshirë në krim dhe korrupsion, flet shumë se ai proces ishte i montuar dhe i orkestruar pavarësisht se nuk përfundoi ashtu siç e kishin paramenduar porositësit. Edhe pas shqiptimeve të qindra viteve burg, të anëtarëve të grupit të Kumanovës, sot e kësaj dite kjo Qeveri LSDM -BDI nuk ka ndërmarrur asnjë hap konkret për të inicuar një hetim të pavarur gjyqësor ndërkombëtar, që ishte edhe vetë premtim parazgjedhor i Keyministrit Zoran Zaev.

Ndërsa BDI si pjesë e qeverisjes së atëhershme me VMRO-DPMNE dhe sot pjesë e koalicionit me LSDM ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që ka lejuar të ndodhë një proces i tillë i montuar ku humbën jetë njerëz të pafajshëm nga të dy anët dhe u burgosën shumë shqiptar me burg të përjetshëm. Ndërsa, ne sot e kësaj dite nuk e kuptuam se pse ndodhi rasti i Kumanovës dhe kush ishte porositësi i kësaj ngjarje që mbaroi me viktima dhe si rast i tronditi edhe marrëdhëniet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Sot kur jemi tek data 9 Maji, i bëjmë apel kësaj qeverie që o ta integrojë vendin në BE, ose ta pranojë që është e paaftë dhe të dorëhiqet, sepse qyetarët pa fajin e tyre po ngelin jashtë alternativës së tyre të vetme siç është Bashkimi Evropian.

Sot poashtu i bëjmë thirrje kësaj qeverie që të fillojë të kërkojë një asistencë ndëkombëtare nga shtetet e BE për t’i zgjidhur të gjitha proceset e montuara politike, ku bën pjesë edhe rasti i Kumanovës. Liderët maqedonas para se të flasin për rastin e 27 Prillit dhe të bëjnë pazare politike, le ta kthejne kokën prapa dhe të japin përgjigje sesi ndodhi rasti i Kumanovës dhe rastet tjera politike ku në vazhdimësi janë burgosur dhe vrarë shqiptar të pafajshëm.