Asfaltohet rruga për tek Qendra Rekreative Saraj

Kanë përfunduar punimet për asfaltimin e tërësishëm të një nga rrugëve më të rëndësishme të Sarajit e cila lidh Komunën, Qendrën rekreative dhe fshatin Krushopek me pjesën kryesore të Sarajit, raporton Derveni.info. Rruga është e rregulluar edhe me trotuar me standarde moderne si dhe ndriçim publik dhe kanalizim atmosferik. Përveç kësaj rruga është e kompletuar edhe me sinjalistikë horizontale dhe ngjan një rrugice moderne evropiane.

Rregullimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të Sarajit, dhe falë buxhetit që Qeveria ndau nga mjetet e aeroportit TAV, kjo nevojë e banorëve po bëhet realitet./Derveni.info